image Rita Ora së shpejti pjesë e një filmi të njohur

Bota e Yjeve

Rita Ora së shpejti pjesë e një filmi të njohur

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, do të jetë pjesë e një filmi.

Disney+ njoftoi se këngëtaret Brandy dhe Rita Ora, do të jenë zërat në filmin e animuar The Pocketwatch.

Rita do ta portretizojë Mbretëreshën e Zemrave, kurse Brandy atë të Hirushes.

Dy këngëtaret e njohura, u bashkohen anëtarëve të kastit të shpallur më parë; China Anne McClain, Kylie Cantrall dhe Dara Reneé.

Kompania Disney+ nuk ka dhënë detaje se kur do të mund të finalizohet filmi.

/GazetaSinjali/