Një sulm me thikë ka ndodhur gjatë ditës së enjte në një Katedrale në Nice të Francës.
Siç kanë raportuar mediat e huaja, sulmuesi me thikë ka plagosur disa persona, tre prej të cilëve kanë gjetur vdekjen ndërsa disa të tjerë janë vetëm me lëndime.
Lidhur me ngjarjen kanë reaguar emra të shumtë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.
Njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila publikoi në Instagram një shkrim të shkurtër, duke shprehur mbështetjen e saj për familjarët e viktimave në këtë tragjedi.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar 29-vjeçarja.
Rita përndryshe e vizitoi Francën këtë vit pas daljes nga karantina, ku qëndroi për pak ditë në Paris. /Gazeta Sinjali/