image Rita Ora publikon video-mesazh nga Kosova në 30 vjetorin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rita Ora publikon video-mesazh nga Kosova në 30 vjetorin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nderë të 30 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ka publikuar video nga vizita e saj në Kosovë.

Artistja shqiptare në video-mesazhin e publikuar, tregon se sa e frymëzuar është që bashkëpunon me UNICEF-in, si dhe tregon me pak fjalë se sa ka ndryshuar Kosova që nga koha kur ajo ishte fëmijë.

Rita paraqitet duke folur në gjuhën angleze, por që i gjithë fjalimi është i shoqëruar edhe me përkthim shqip, transmeton Gazeta Sinjali.

https://www.facebook.com/UNICEFKosovoprogramme/videos/488024361778911/?v=488024361778911

Kujtojmë se kjo video është realizuar në muajin prill të këtij viti, kur Rita Ora kishte vizituar Kosovën në kuadër të një ngjarje vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë “Active Talks”./Gazeta Sinjali/