Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nderë të 30 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ka publikuar video nga vizita e saj në Kosovë.
Artistja shqiptare në video-mesazhin e publikuar, tregon se sa e frymëzuar është që bashkëpunon me UNICEF-in, si dhe tregon me pak fjalë se sa ka ndryshuar Kosova që nga koha kur ajo ishte fëmijë.
Rita paraqitet duke folur në gjuhën angleze, por që i gjithë fjalimi është i shoqëruar edhe me përkthim shqip, transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se kjo video është realizuar në muajin prill të këtij viti, kur Rita Ora kishte vizituar Kosovën në kuadër të një ngjarje vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë “Active Talks”./Gazeta Sinjali/