Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora pasi u kthye nga pushimet në Ibiza, po vazhdon të shijojë çaste të mira edhe në Greqi së bashku me shoqërinë dhe të dashurin e saj, Romain Gavras.
Artistja tashmë po qëndron në një resort luksoz në ishullin Korfuz, për të cilën po paguan 18,759 dollarë për një natë.
Vendi posedon rreth një mijë metra katrorë, ku mund të jenë të pranishëm rreth 14 persona.
Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë resort është pamja e Greqisë dhe Shqipërisë, të cilat mund të shihen nga jashtë.
Derisa ajo po udhëton në vende të ndryshme të botës, Rita do të duhet të qëndrojë dy javë e izoluar, pasi të kthehet në Londër. /Gazeta Sinjali/