image Rita Ora për projektin e ri: Mezi pres ta shihni

Bota e Yjeve

Rita Ora për projektin e ri: Mezi pres ta shihni

news image

Artistja me famë botërore, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se mezi s’pret ta ndajë projektin e fundit me fansat, shkruan Gazeta Sinjali.

“Oh fansat e mi, sa shumë më mungoni çdo ditë!! Kjo ishte diçka derisa ne po xhironim diçka shumë emocioniese, kjo është arsyeja edhe pse po qeshi!! Mezi pres ta shihni”, ka shkruar ajo duke bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Artistja ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me një projekt muzikor, por nuk dihet nëse e ka fjalën për këtë këngë.

Rita ka qenë shumë e përfolur kohëve të fundit, pasi festoi ditëlindjen e saj me një numër të madh njerëzish, në kohën kur Londra e ndalonte grumbullimin e njerëzve. Ajo edhe u kritikua se nuk respektoi masat antiCOVID.

/Gazeta Sinjali/