image Rita Ora paralajmëron këngën e re me fotografi atraktive nga pishina
[wp-story id="814678"]

Bota e Yjeve

Rita Ora paralajmëron këngën e re me fotografi atraktive nga pishina

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon ta promovojë këngën e saj që do të publikohet së shpejti “You For Me”.

Këtë herë ajo do të vijë në bashkëpunim me Sigala, në një këngë e cila do të jetë ritmike verore.

Rita ka qenë vazhdimisht aktive dhe e zënë këto ditë, duke paralajmëruar këngën e re.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në pishinë, në mesin e disa balerinëve, teksa pozon me bikini të kuqe.

Kënga do të publikohet më 2 korrik dhe pritet të jetë një nga hitet ndërkombëtare të verës 2021.

Rita Ora raportohet se së fundmi është takuar edhe me Jennifer Lopezin, ku thuhet se kanë biseduar për disa projekte të përbashkëta në muzikë dhe film.  /GazetaSinjali/