Ajo ka qenë e zënë në turneun e saj në botë, Phoenix World Tour. Por Rita Ora u largua nga skena për të shijuar një festë luksoze në Turqi me motrën e saj Elenën, në vilën që kushtonte 14 mijë euro një natë, në Bodrum.
Këngëtarja 28 vjeçare, dukej se po merr rrezet e diellit në maksimum, pasi u shfaq me bikine në një foto në ‘Instagram’.