Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duket gjithnjë bukur në paraqitjet e saj para publikut.
Ajo i kushton shumë kujdes pamjes së jashtme, me çka tregon që investimi i saj në modë është thuajse paralel me muzikën.
Rita është gjithashtu mjaft e gyximshme kur bie fjala te ndryshimet, teksa së fundmi ka bërë një ndryshim mjaft drastik në modelin e flokëve.
Në disa pamje të publikuara në InstaStory, këngëtarja 29-vjeçare u shfaq me flokë të shkurtra para fansave të saj.
Teksa tregonte për faktin se ishte e sëmurë dhe pavarësisht kësaj i duhej të vazhdonte aktivitetet, Ora, mori vëmendjen e fansave edhe me ndryshimin e ri të bërë në flokët e saj.
Javë më parë, ajo performoi në eventin gjigant “Jingle Bell”, të organizuar nga Capital FM në Londër./Gazeta Sinjali/