Rita Ora është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila është e angazhuar edhe në shumë fusha të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo vazhdimisht bashkëpunon me brende të ndryshme, kësaj radhe ajo vjen me një brend të njohur për linjën e këpucëve.
Rita ka realizuar edhe linjën e saj të këpucëve dhe njoftoi se ka bashkëpunuar me “ShoeDazzle”.
Ajo realizoi një fotosesion, në të cilin reklamon sandalet që do t’i ketë koleksioni i saj me “ShoeDazzle”.
Ajo shihet e veshur me ngjyrën rozë, një fustan i cili ka një prerje interesante tek pjesa e këmbës duke e kombinuar mjaft bukur me sandalet me rripa. /Gazeta Sinjali/