Chris Brown u pa në shoqëri të personave të njohur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa bëri një paraqitje në Soho me ish-të dashurën Ammika Harris dhe djalin e tyre të vogël Aeko, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.
Grupi u takuan me Rita Ora, para se të dilnin ndaras nga një lokal në enklavën qendrore të Londrës dhe të niseshin për në shtëpitë e tyre.
Duke u shfaqur e turpshme në mënyrë jo karakteristike, Rita, 29 vjeçe, mbuloi fytyrën e saj menjëherë ndërsa u ngjit në pjesën e pasme të veturës së saj para udhëtimit për në shtëpi.
Këngëtarja ishte e veshur me një xhaketë të zezë dhe tuta gri e të rehatshme si dhe atlete të zeza.
Rita i shtoi pamjes së saj një çantë dore me stil “Chanel”, kurse unazat prej ari ia zbukuronin gishtat.
Kurse Chris, 31 vjeç kishte veshur një xhaketë të trashë, xhinse të ngushta dhe atlete.
Ylli mbuloi fytyrën me maskë mbrojtëse teksa po kalonte rrugën bashkë me djalin Aeko në krahë. /Gazeta Sinjali/