image Rita Ora kujton gjyshen e saj të ndjerë: E dashur nani, ishe gruaja më e bukur

Bota e Yjeve

Rita Ora kujton gjyshen e saj të ndjerë: E dashur nani, ishe gruaja më e bukur

news image

Javën që shkoi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, humbi një person të dashur, shkruan Gazeta Sinjali.

Këngëtarja lajmin e hidhur për vdekjen e gjyshes së saj, Fatime Bajraktarin, e mori javën e kaluar.

Rita Ora me fjalët më ledhatuese përshkruan gjyshen e saj si një person pozitiv e lidhur me jetën deri në frymën e fundit.

“E dashur Nani, ti ishe gruaja më e pavarur, punëtore dhe e bukur që e kam takuar ndonjëherë. Çdo ditë ajo dilte për ecje e veshur bukur, shkonte dhe e merrte kafenë pa ndihmën e askujt, se ajo nuk e donte ndihmën e askujt! Ajo ka qenë shumë e kujdesshme, shumë e fortë dhe shumë shakaxhike! Zoti im sa shumë qeshëm kur na tha se e vërteta është se ajo nuk ka filtra! Por, ajo dashuroi dhe dhuroi kujdes me gjithë zemrën. Do të më mungosh çdo ditë. Pusho e qetë pranë gjyshit dhe unë do ta di se ju jeni duke na ruajtur dhe duke na udhëzuar. Provo të mos bësh festë shumë atje lart në Parajsë se do se do të hidhërohem që s’jam dhe unë aty! Të dua nan”, ka shkruar Ora në Facebook. /Gazeta Sinjali/.

https://www.facebook.com/RitaOra/posts/10157386251378601?__tn__=-R