image Rita Ora kostumin e saj shqiptar ia dhuron Muzeut Etnografik të Tiranës

Art & Dizajn

Rita Ora kostumin e saj shqiptar ia dhuron Muzeut Etnografik të Tiranës

news image

Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Erion Velijaj, ka bërë të ditur se këngëtarja e famshme kosovare Rita Ora i ka dhuruar kostumin e saj shqiptar Muzeut Etnografik të Tiranës.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se është takuar edhe me familjen e këngëtares, nënën, babanë dhe motrën e saj.

“Faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën e vyer ndaj komunitetit të mësuesve në Londër, duke e kthyer “Queens Arms” në një qendër komunitare!”.

“Faleminderit nga zemra Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin tënd shqiptar, për ta filluar Muzeun Etnografik të Tiranës me një BANG!”, ka shkruar Velijaj./GazetaSinjali/