Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, iu ka uruar fansave të saj ditën botërore të shëndetit mendor.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Rita shkruajti “Urime dita ndërkombëtare e shëndetit mental”.
“Shëndeti juaj mental është më i rëndësishëm se sa testi, intervista, takimi i drekës, takimet, darka familjare, dhe vrapi pas ushqimeve. Bëni kujdes për veten tuaj”, shkruhej në një mesazh që Ora ndau me fansat e saj.
Ndërkohë, këngëtarja shqiptare ka treguar në disa intervista se ka pasur momente gjatë karrierës kur nuk ka qenë mirë me disponim, por që pranë i është gjindur mamaja e saj, Vera, e cila më shumë se kushdo tjetër është eksperte e shëndetit mental, pasi është psikiatre me profesion./Gazeta Sinjali/