image Rita Ora i jep fund lidhjes me djalin e aktorit të famshëm

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rita Ora i jep fund lidhjes me djalin e aktorit të famshëm

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora pas tre muajsh lidhjeje i ka dhënë fund lidhjes me Rafferty Law.

Ndarjen nga Law, e konfirmoi vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinali.

“Një grua e lirë, a ka ndonjë të interesuar”, citohet të ketë shkruar Rita Ora në Instagram.

Romanca e Ritës me Raffertyn filloi kur nisën të xhironin skenat e filmit të Oliver Twist.

Dyshja ishin fotografuar gjithashtu duke mbajtur teksa po largoheshin pas ceremonisë së “British Fashion Awards”.

Mediat botërore raportojnë se ka gjasa që artistët të ribashkohen, por që për momentin janë vetëm miq./Gazeta Sinjali/