image Rita Ora fotografohet në shtëpinë e saj me yllin e famshëm televiziv

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rita Ora fotografohet në shtëpinë e saj me yllin e famshëm televiziv

news image

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora është fotografuar nga paparacit e gazetës britanike, “The Sun”, duke hyrë në shtëpinë e saj bashkë me yllin e famshëm të televisionit, Joey Essex.

Raportohet se të dy ishin në një mbrëmje së bashku në njërin prej lokaleve të natës në Londër. Dyshja kishin tentuar t’i ikin vëmendjes së të tjerëve, duke u larguar ndaras me veturat e tyre.

Ky veprim i ka bërë fansat të dyshojnë se diçka e re po ndodh mes Ritës dhe Joey’it. Mirëpo, disa persona të afërt me Rita Orën siç raporton “The Sun” mohojnë që ajo të ketë lidhje dashurie me Essex./Gazeta Sinjali