image Rita Ora flet për lidhjen e parë të dashurisë kur ishte në moshën 14-vjeçare

Bota e Yjeve

Rita Ora flet për lidhjen e parë të dashurisë kur ishte në moshën 14-vjeçare

news image

Artistja kosovare me famë botërore, Rita Ora është një prej emrave më të komentuar në mediat rozë.

Në një intervistë, Rita Ora ka folur për jetën e saj private, e cila tha se kur ishte 14-vjeçare kishte një lidhje dashurie me një 26-vjeçar.

“Unë isha gati e fiksuar me faktin që kisha një burrë që më dëshiron. Kjo më bëri të ndihem mirë dhe nuk më interesonte çfarë bëri ai apo sa vjeçar ishte. Unë e dëshiroja atë. Është çmenduri”, ka thënë ajo.

Tutje, artistja tha se e donte anipse ishte ndarë nga ai.

“Nuk dua të them që isha i detyruar ta bëj. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se u abuzova si fëmijë, por padyshim isha më e pjekur sesa duhej të isha në moshën 14 vjeçare”, tha tutje Rita. /Gazeta Sinjali/