Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është shprehur falënderuese ndaj Postës së Kosovës, që e befasoi me një pullë postare për ditëlindjen e 32-të të artistes.
Ora, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të ishte fizikisht në Kosovë për ta pranuar dhuratën, por që premtoi se një ditë do të vijë e do të tregojë vlerësimin e vet për këtë gjë.
“Sot ndihem shumë mirënjohëse. Faleminderit Posta e Kosovës për një surprizë të veçantë e të bukur për ditëlindjen time. Ndihem shumë e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili po aq u vlerësua për kontributin e tij në art dhe film. Më vjen shumë keq që nuk munda të jem fizikisht aty për shkak të angazhimeve të punës për ta marrë personalisht, por kur të kem mundësi ju premtoj se do të vij dhe do të tregoj vlerësimin tim”, ka shkruar Ora në Facebook.