Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka dërguar një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke iu bërë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse kundër koronavirusit.
Përmes një video, këngëtarja është shprehur e shqetësuar për qytetarët e Kosovës që janë të prekur nga virusi.
“Jam shumë e shqetësuar që aq shumë njerëz në Kosovë janë të prekur nga virusi Corona. Unë e mbaj maskën jashtë shtëpisë, që të kthehem në Kosovë dhe të festojmë bashkë fundin e këtij virusi”, tha artistja.
Tutje, Rita Ora kërkon nga qytetarët ta mbajnë maskën, distancën dhe higjienën.
“Të mbajnë maskën; Të mbajnë distancën sociale; Të mbajnë higjienën personale”, shtoi ajo.
Zyra e UNICEF në bashkëpunim me USAID në Kosovë u bën thirrje të gjithëve që të respektojnë masat mbrojtëse dhe të mbrohen fëmijët e Kosovës. /Gazeta Sinjali/