Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjithmonë ka arritur të na mahnitë me paraqitjet e saj.
Ne postimin e fundit, ajo na e dëshmon se është një ikonë e bukurisë, derisa njoftoi se ka realizuar një fotosesion të ri.
E veshur me një bluzë me ngjyrë të zezë e flokët e lëshuara, e gjithë vëmendja shkon te konturat e bukura të Ritës të cilat ia ka nxjerrë në pah makijazhi i përsosur nga grimerët e saj personalë.
“Kaq bukur që u ribashkova me familjen time në LA duke përgatitur diçka vërtet emocionuese !!! Whoop whooop… dhe steeeeeel blu shkrepur nga e dashura ime @blairbbrown”, shkroi Rita në përshkrimin e imazheve.
Ndryshe, së fundmi është raportuar nga mediat e huaja se këngëtarja është duke përgatitur diçka të re me Jeniffer Lopezin./GazetaSinjali/