Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora është shprehur e shqetësuar që nuk do të mund të perfomojë drejtëpërdrejt këtë vit në koncerte.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, këngëtarja ka thënë se është e inatosur që nuk mund të jetë bashkë me publikun në performancat e kësaj vere.
“Më mungojnë shfaqjet drejtëpërdrejt. Shikimi i të gjitha shfaqjeve verore është një ndjenjë kaq e mahnitshme. Jam e inatosur që nuk mund të jemi së bashku këtë vit”, ka shkruar Ora.
Tutje Ora i ka pyetur fansat e saj se cili është kujtimi i tyre i perferuar në koncerte. /Gazeta Sinjali/