Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbetet e angazhuar me performanca dhe projekte të ndryshme.
Pas një koncerti në Shqipëri në fund të muajit gusht dhe paraqitjes në festivalin “Rock In Rio” në Brazil, 31-vjeçarja tashmë është rikthyer në Losa Angeles.
Atje Rita i është kthyer punës në projekte të reja ndërsa edhe ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj të Instagramit.
Krijuesja e hitit “Anywhere” pozoi e veshur me shumë stil, një kostum dypjesësh të shkurtër dhe sportiv të cilin e përshtati me një këmishë të gjatë me vija të kuqe dhe bardhë.
Pamja e këngëtares u kompletua me çizme të gjata dhe të zeza bashkë me një çantë shumëngjyrëshe, syze dielli dhe kapele.
“Dhe ne jemi kthyer që të punojmë në ëndërr”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.
Ajo dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet atraktive teksa edhe pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.
Ndërkohë, theksojmë që Rita ka nisur punën për albumin e ri ku do të përfshihet edhe një bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max.
Ndër tjera, këngëtarja ka konfirmuar gjithashtu se së shpejti do ta shohim edhe në projekte filmike.