Më 6 mars 2021, do të organizohet parada e homoseksualëve, lesbikëve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Australi.
Këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë ajo që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Asutrali.
Interpretuesja e hiteve “Anywhere” dhe “Big” do të ndriçojë paradën me performancën e saj live, së bashku me shumë emra tjerë të njohur të muzikës.
Vitin e kaluar, ishte këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ajo e cila këndoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi.