image Rita Ora dhe UNICEF organizojnë edhe një aksion për dhurimin e fondeve

Bota e Yjeve

Rita Ora dhe UNICEF organizojnë edhe një aksion për dhurimin e fondeve

news image

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora disa javë më parë ka mbajtur një koncert drejtëpërdejt për UNICEF-in, përmes të cilit fansat patën mundësi të dhurojnë para për njerëzit e prekur nga koronavirusi.

Organizata më e madhe Botërore e Fëmijëve e cila e ka shpallur këngëtaren kosovare ambasadore nderi, do të organizojë një tjetër aksion për vullnetarët që duan të dhurojnë fonde.

Përmes platformës Wishio ata do të organizojnë një fond dhurimi online bashkë me Rita Orën, ku një nga dhuruesit e përzgjedhur si fitues në mënyrë rastësore, do të ketë fatin të kalojë një pasdite të këndshme me 29-vjeçaren.

“Rita Ora dëshiron të pijë një çaj me ju. Një fitues me fat do të marrë mundësinë që të rri me Ritën përmes videos, dhe të ketë një bisedë të mirë me thashetheme teksa shijon një çaj. Për më tepër, Wishio do t’i dërgojë fituesit një çantë luksoze të mbushur me gjëra të ndryshme verë dhe ëmbëlësira gjatë bisedës me Ritën. Për tu shoqëruar me Ritën, gjithçka që duhet të bëni është të dhuroni për organizatën e saj bamirëse të preferuar, UNICEF. Mos harroni, 100% e donacioneve tuaja shkojnë për bamirësi, dhe të gjithë kanë një shans të drejtë dhe të barabartë për të fituar! Paç fat!”, shkruan platforma Wishio në uebfaqen e tyre.

Ndërkohë, edhe vet Rita përmes një video në InstaStory, ka njoftuar fansat e saj për kampanjën në fjalë.

“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Rita Ora dhe si një ambasadore e UNCEF-it, unë jam duke mbledhur para për gjeneratën e prekur nga COVID-19. Krejt çfarë duhet te bëni është të dhuroni diçka për të pasur një shans të pini një çaj me mua. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, krejt paratë shkojnë 100 për qind për bamirësi. Faleminderit për të gjitha dhurimet tuaja”, ka thënë Rita Ora. /Gazeta Sinjali/