image Rita Ora dhe Taika Waititi do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”

Bota e Yjeve

Rita Ora dhe Taika Waititi do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”

news image

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, Rita Ora dhe regjisori e fituesi i çmimeve ‘Oscar’ e ‘Grammy’, Taika Waititi, do të jenë prezantues të “MTV European Music Awards (EMAs) 2022.

Çmimet do të transmetohen drejtpërdrejt nga Dusseldorf, Gjermani më 13 nëntor në MTV në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë ShBA-në, Amerikën Latine, Evropë dhe Comedy Central në Gjermani.

Ndjekësit mund të votojnë për të preferuarit e tyre në 17 kategori duke përfshirë, këngën më të mirë, artistin më të mirë, bashkëpunimin më të mirë e shumë të tjera.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, më parë ka qenë nikoqire e “EMAs” në vitin 2017, në disa nominime dhe u nderua me çmimin “Power of Music Award”.

Karriera e saj shtrihet edhe në film e televizion dhe ka qenë pjesëmarrëse në: “Fifty Shades of Grey”, “The Masked Singer U.K”, “The Voice Australia” dhe në “The X-Factor U.K”.

Nga ana tjetër, filmi i Waititit “Jojo Rabbit” i dha atij një ‘Oscar’ për skenarin më të mirë. Projekti u nominua gjithashtu për një ‘Golden Globe’ për filmin më të mirë muzikor dhe fitoi një çmim ‘Grammy’ për kolonën zanore më të mirë të përmbledhjes për ‘Visual Media’.

Regjisori Taika mes tjerash drejtoi dhe shkroi filmin e Marvel, “Thor: Love and Thunder”.

Ora dhe Waititi, të cilët janë çift në jetën reale, thanë: “Jemi të entuziazmuar të jemi nikoqirë në MTV EMA të këtij viti dhe të festojmë muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”.

Ora shtoi: “Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë. Ne i kemi të gjitha në EMA të këtij viti, surpriza, argëtim, modë, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi presim që publiku të ndajë këto momente me ne”.

/GazetaSinjali/