Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, që prej kohësh vuan nga një problem me bajamet. Ndonëse është trajtuar, nuk ka mundur të shërohet.Rita ka treguar se e gjithë kjo i ka ardhur për shkak të lodhjes së tepërme.
Përmes një postimi të bërë në Instastory, këngëtarja ka thënë se ne duhet të kujdesemi për veten mbi të gjitha, për shëndetin mendor dhe fizik.
“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me bajamet të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.