image Rita Ora anulon pjesëmarrjen në eventin e rradhës për shkak të problemeve shëndetësore

Showbiz/ Rita Ora anulon pjesëmarrjen në eventin e rradhës për shkak të problemeve shëndetësore

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte të shumta anë e mbanë globit.

Por megjithatë, marrë parasysh aktivitetet e shumta dhe ngarkesën e madhe ditëve të fundit, këngëtarja duket se nuk është ndjerë edhe aq mirë gjatë ditës së enjte.

Ajo i njoftoi fansat e saj, përmes një shkrimi të publikuar në Instagram se nuk do të mund të ishte pjesë e eventit të radhës, ngase kështu ishte këshilluar nga mjekët.

“Jam shumë e trishtuar që duhet të njoftoj se jam zgjuar sot e dobët dhe jam porositur nga mjekët e mi që të humbasë ngjarjen e sotme në Amazon – unë mezi po prisja t’ju shihja ju kaq shumë! Është një vendim që është marrë nga duart e mia dhe më vjen shumë keq që nuk jam aty. Asgjë nuk më bën më të lumtur sesa të performoj dhe të shoh fansat e mi të pabesueshëm, dhe të mos jesh në gjendje ta bëj këtë është shkatërruese – ju të gjithë jeni botën për mua. Unë ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për përkrahjen. Me gjithë dashurinë time Rita”, ka shkruar Ora.

Rita ka qenë shumë e angazhuar së fundmi edhe në fushën e modës, duke hapur një dyqan të ri veshjesh në Moskë me brendin e njohur “Escada”. /Gazeta Sinjali/