image Rinumërohen rreth gjysma e 314 vendvotimeve

Kosovë

Rinumërimi/ Rinumërohen rreth gjysma e 314 vendvotimeve

news image

Në qendrën e numrit dhe rezultateve edhe të dielën ka vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja, gjatë kësaj jave.

Sipas zëdhënësit të KQZ Valmir Elezi deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve dhe se ky proces po vazhdon edhe të dielën. Elezi ka sqaruar se përse rinumërimi në QNR zgjat më shumë se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ditën e zgjedhjeve.

“Arsyeja pse numërimi i fletëvotimeve të 2547 vendvotimeve përmbyllet brenda pak orëve pas procesit të votimit dhe rinumërimi i 314 vendvotimeve zgjatë më shumë -është se çdo vendvotim ka këshillin, anëtarët e të cilit bëjnë numërimin e atij vendvotimi, ndërsa rinumërimi këtu varet nga kapaciteti i QNR, pra janë vetëm 22 tavolina numërimi”, ka thënë Elezi.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, ka ardhur me rekomandim të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve pas gjetjeve të kësaj qendre, gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime./Gazeta Sinjali/