image Rinumërimi i votave drejt fundit, sa vendvotime kanë mbetur?

Kosovë

Rezultatet/ Rinumërimi i votave drejt fundit, sa vendvotime kanë mbetur?

news image

Deri më tani janë rinumëruar 1240 vendvotime, ndërsa kanë mbetur të rinumërohen edhe 167 të tjera.​

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera.

Ai ka thënë se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 1240 vendvotime apo 88.13%, ndërsa, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera./Gazeta Sinjali/