image “Ring Ring”, kënga e re e Dafina Zeqirit dhe Varrosit

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Ring Ring”, kënga e re e Dafina Zeqirit dhe Varrosit

news image

Dafina Zeqiri është njëra ndër artistet më të përfolura shqiptare.

Këngëtarja ka gati projektin e ri muzikor, i cili është në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu të njohur shqiptar Varrosi, transmeton Gazeta Sinjali.

Kënga titullohet “Ring Ring” dhe do të publikohet më 29 tetor e shoqëruar me videoklip.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dafina, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

RING RING “ ft. @varrosi së shpejti! Projekti jem i pare ne gjuhen suedeze , kenge e cila poashtu i dedikohet shoqnise dhe familjes ne vendin ku kam lind, ku jom rrite. (Suedisht, Shqip, Anglisht)”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/B4F7N9eBO3q/

“Kapma dorën” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar më 1 shtator dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/