image Rina kthehet në Instagram, ka një befasi për fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rina kthehet në Instagram, ka një befasi për fansat

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, ka hapur një llogari të re në rrjetin social Instagram.

Instagrami i ri, a ju kam munguar?“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/B5IPqFgpfi0/

Artistja krahas aktivizimit të saj në këtë rrjet social, ka edhe një befasi për të gjithë fansat e muzikës së saj, transmeton Gazeta Sinjali.

Rina ka gati këngën e re “Tetancion”, e cila do të jetë në bashkëpunim me rep-artistin Sin Boy dhe që pritet të publikohet më 28 nëntor. Ajo nuk ka treguar detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Kujtojmë se artistja ka një muaj që ka qëndruar larg rrjeteve sociale. Fillimisht u raportua për shkaqe personale, e që më pastaj doli se pati disa mosmarrëveshje me ish-kompaninë menaxhuese.

Lajmit për kthimin e Rinës në rrjetet sociale, iu janë gëzuar fansat e artistes, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira./Gazeta Sinjali/