Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, së fundmi ka mbyllur llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
Këtë e ka konfirmuar edhe motra e saj Rudina, e cila ka treguar arsyen se pse ka ndodhur kjo, transmeton Gazeta Sinjali.
“Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit për mirëkputim!!! Dashni për rinators”, ka shkruar ajo në një imazh të publikuar në po këtë rrjet.
Kujtojmë se Rina pati paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projekte të reja muzikore, duke mos dhënë shumë detaje rreth tyre.
“Ideal” është kënga e fundit e rep-artistes në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi 8 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/