image Dua Lipa: Vetëm edhe gjashtë ditë larg nga publikimi i këngës së re

Showbiz/ Dua Lipa: Vetëm edhe gjashtë ditë larg nga publikimi i këngës së re

news image

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë albumin e saj më të ri.

“Don’t start now” titullohet kënga e saj e re, e cila do të publikohet më 1 nëntor.

Teksa ditë më parë ka publikuar trailerin e klipit, këngëtarja shqiptare ka treguar se videoja e re muzikore do të përmbajë skena mjaft provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar edhe disa fotografi tjera në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive.

“Edhe gjashtë ditë kanë mbetur”, ka shkruar Dua në postimin e saj në Instagram

https://www.instagram.com/p/B4E0IxtBVtX/

Albumi i saj i parë u shpall më i suksesshmi i një femre në historinë e Spotify, me çka ka ngjallur interesim të madh te fansat për albumin e saj të dytë në ardhje./Gazeta Sinjali/