Rina Balaj është njëra ndër rep-artistet më të përfolura shqiptare.
Ajo së fundmi në disa video është shfaqur duke u argëtuar me këngën e fundit të Elvana Gjatës, “ A m’don”.
Këto video i ka publikuar vetë Rina, përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 465 mijë ndjekës, transmeton Sinjali.
“Ja se si më bën të ndihem kjo këngë”, ka thënë ajo përderisa shihet duke kënduar e vallëzuar me këngën.
Rina edhe në intervistat e mëhershme kishte treguar që është fanse e Elvana Gjatës dhe se i di pothuajse të gjitha këngët e saj.
Ndryshe, Rina është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Ideal” që është në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/