Paga e lartë e kërkuar nga Diego Costa mund të jetë arsyeja që rikthimi i tij në Prmeier Ligë mos të ndodhë, transmeton Sinjali Sportiv.
Sulmuesi braziliano-spanjoll është lojtar i lirë, pas shkëputjes së kontratës me Atletico Madridin në javën e kaluar.
32 vjeçari është i lidhur me një rikthim në Premier Ligë, aty ku kishte shënuar 58 gola në 120 paraqitje për Chelsean mes viteve 2014 dhe 2017.
Wolves dhe Tottenham Hotspur janë dy klubet që kanë shprehur interesim për reprezentuesin spanjoll, por ‘The Mirror’ shkruan se paga e tij e lartë është paraqitur si problem.
Costa thuhet se po kërkon mbi 250 mijë funte në javë nga klubi i tij i ardhshëm, teksa dy klubet angleze nuk janë shprehur të gatshme ta paguajnë lojtarin aq sa ka kërkuar. /Sinjali Sportiv/.