image Costa pranë rikthimit në Evropë, klubi i La Ligas në bisedime me brazilianin

Futboll

Costa pranë rikthimit në Evropë, klubi i La Ligas në bisedime me brazilianin

news image

Diego Costa pritet të rikthehet sërish në Evropë.

Ish-sulmuesi i Chelseas ka marrë një propozim zyrtar nga skuadra e La Ligas, Rayo Vallecano.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Matteo Moretto, i konfirmuar më pas nga Fabrizio Romano.

“Diego Costa ka marrë një propozim zyrtar nga Rayo Vallecano. Bisedimet po vazhdojnë, po përparojnë mirë – palët janë të sigurta, por tani ende presin të arrijnë marrëveshje të plotë“, ka shkruar Romano në Twitter.

Ish-sulmuesi i Chelseas dhe Atleticos është në dispozicion si agjent i lirë pasi i mbaroi kontrata me klubin e Atletico Mineiro.

/GazetaSinjaliSport/