image Zyrtare: Diego Costa gjen skuadër të re

Futboll

Zyrtare: Diego Costa gjen skuadër të re

news image

Ish sulmuesi i Atletico Madrid dhe Chelseas, ka ndërruar sërish ambient.

Diego Costa i është bashkuar ekipit brazilian, Atletico Mineiro si transferim të lirë, ka konfirmuar faqja braziliane.

32-vjeçarit i kishte mbaruar kontrata dy-vjeçare që kishte me Los Colchoneros, dhe ai do të rikthehet në aksion pas gati tetë muajve, pasi paraprakisht ishte pa klub që nga dhjetori.

Spanjolli ishte katër vite pjesë e Atletico Madrid nga vitet 2010-2014, për të iu bashkuar më pas ekipit anglez Chelseas për tre vite, dhe për t’u rikthyer sërish tek ekipi spanjoll edhe për dy vite të tjera.

Spanjollin tani e pret një aventurë e re në Brazil.

/GazetaSinjaliSporti/