image Costa ‘sulmon’ Conten: Ai s’do të mund të qëndronte një sezon në Real Madrid

Futboll

Futboll/ Costa ‘sulmon’ Conten: Ai s’do të mund të qëndronte një sezon në Real Madrid

news image

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa ka kritikuar ish-trajnerin e tij tek skuadra e Chelseas, Antonio Conte.

Sipas tij, nëse Conte do të ishte në Real Madrid do të shkarkohej ende pa e mbushur një sezon, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Ne kishim probleme jashtë fushës. Por, unë mendoj se ai është një menaxher I mirë. Nuk kam inate me të. Por, që të jesh top, top menaxher atëherë ai duhet të ndryshoj anën humane. Ai është shumë I dyshimtë. Aq I dyshimtë, sa nuk do të mund të qëndronte një sezon në Real Madrid’, u shprehë Costa për ‘ESPN Brazil’./Gazeta Sinjali/