image Rikthehet Unikatili me këngën "Po eci"

Bota e Yjeve

Rikthehet Unikatili me këngën “Po eci”

news image

Reperi nga Kosova, Viktor Paloka – Unikatil, është rikthyer sonte me një këngë të re.

Pas një kohe të gjatë Unikatil ka publikuar projektin e titulluar “Po eci”.

Projektet e tij priten me shumë emocione nga fansat e tij të flaktë.

Reperi ditë më parë tha se kjo ishte kërkesë e shumë fansave të cilët i kishin shkruar vëllait të tij me rastin e ditëlindjes, duke pritur me padurim publikimin e ndonjë kënge të re.

Unikatili bëri një premtim për fansat se para verës do ta bëjë ndonjë këngë të re.

Reperi i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbajtur koncertin më të madh të ndonjë artisti shqiptar.

Ai në vitin 2012-të në stadiumin e Prishtinës asokohe kishte arritur që t’i mblidhte hiç më pak se 25 mijë persona.  

/GazetaSinjali/