Artisti amerikan Kanye West ka tërhequr vëmendjen për shkak të një gabimi në një postim në rrjetet sociale.
Në njoftimin ku bëhej me dije vendi ku do të zhvillohej performanca e tij, këngëtari ka shënuar Turqinë në vend të Shqipërisë. Gabimi ka rënë në sy të përdoruesve të cilët kanë reaguar për pasaktësinë në përcaktimin e vendodhjes së koncertit.
Kanye West mbërriti në Tiranë për eventin që do të zhvillohet në stadiumin “Eagle” në Kashar. Koncerti ka shkaktuar debate në vend për shkak të financimit prej 4 milionë eurosh nga fondi rezervë i qeverisë për organizimin e tij.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës. “Eagle Stadium” shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metrash katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!