image Rikthehet rryma pas 3 ditësh në këtë fshat të Gjakovës

Sociale

Rikthehet rryma pas 3 ditësh në këtë fshat të Gjakovës

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se gjysma e fshatit Cërmjan të Gjakovës ka mbetur pa energji elektrike tash e tri ditë.

Kjo ndërprerje sipas një banori të këtij fshati, i cili foli për Gazetën Sinjali, ishte bërë për shkak të rrëzimit të shtyllave elektrike nga vërshimet e fundit në atë pjesë.

Pak orë pas raportit të Gazetës Sinjali, i njëjti banor njoftoi se energjia elektrike është rikthyer pas 3 ditësh dhe se tani i gjithë fshati ka rrymë.

Ai thotë se furnizimi me rrymë u rikthye pas intervenimit të ekipeve të KEDS-it, të cilët kanë shkuar atje nga Prishtina./Gazeta Sinjali/