image Rihapet shkolla në një fshat në Kamenicë, banorët festojnë me daulle se VV i ndali reformat (VIDEO)

Arsim

Rihapet shkolla në një fshat në Kamenicë, banorët festojnë me daulle se VV i ndali reformat (VIDEO)

news image

Qëndron Kastrati i cili garoi për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Kamenicës, u mposht të dielën nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj.

Ishte pikërisht reforma në arsim që ndikoi në humbjen e tij, ndaljen e të cilës e premtoi Rahimaj i VV-së që arriti të dalë fitues.

Vetëm dy ditë pas fitores së Rahimajt, i cili ende nuk e ka pranuar detyrën e kryetarit, nisën festat në disa fshatra të Kamenicës për rihapjen e shkollave.

Njëri nga ata qytetarët që ishin të revoltuar me reformën që e ndërmori Kastrati, e ka shprehur në Facebook gëzimin e tij për fitoren e Rahimajt, me një nivel të tmerrshëm drejtshkrimi.

“Sod asht gzim ipa prshkrum per fshati ton pas 2 vite bylljen ,uripa shkolla jon fal qedrushmris te fshatarve edhe fitores te Kadri Rahimaj u rihap”, ka shkruar ai.

Në një video të publikuar nga festa në një fshat të Kamenicës shihen një grumbull njerëzish që kërcejnë në rrugë nën tingujt e daulleve.

Rahimaj gjatë fushatës ka premtuar ndaljen e reformave dhe rihapjen e shkollave./GazetaSinjali/