image Rihanna thotë se dëshiron t'i ketë tre ose katër fëmijë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rihanna thotë se dëshiron t’i ketë tre ose katër fëmijë

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna ka deklaruar se në dhjetë vjetët e ardhshëm dëshiron t’i ketë tre ose katër fëmijë.

Artistja këtë e ka thënë kur është pyetur se ‘ ku e sheh veten në dhjetë vjetët e ardhshëm’, pyetje kjo të cilës nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke thënë se “Do t’i kem tre ose katër fëmijë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje, Rihanna deklaroi se do të bënte fëmijë edhe nëse ata do t’i rriste e vetme.

“Më duket sikur shoqëria dëshiron të ndihem e pasigurt dhe sikur po bëjë diçka gabim. Ata të nënvlerësojnë si nënë, nëse pjesë e jetës së fëmijëve tu nuk është edhe një baba. Por, për mendimin tim, gjëja e vetme që ka rëndësi është lumturia. Kjo është lidhja e vetme e shëndetshme ndërmjet një prindi dhe fëmijës së tij. Dashuria është gjëja e vetme që mund ta rrisë një fëmijë siç duhet”, ka deklaruar ajo./Gazeta Sinjali/