Këngëtarja, Rihanna dhe reperi, Asap Rocky janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.
Çifti u pa duke ecur në Nju Jork të premten, dhe këngëtarja e njohur amerikane nuk po bënte asnjë përpjekje për të fshehur barkun e saj, në fakt, ajo po e shfaqte atë me krenari, pavarësisht temperaturave të ftohta dhe borës.
33 vjeçarja, u fotografua me një pallto ngjyrë rozë të ndezur, të cilën e veshi të hapur nga poshtë gjoksit, duke treguar një bark shtatzënë disa muajsh.
Ky pritet të jetë fëmija i parë për këngëtaren e mirënjohur.