Rihanna është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në botë.
Ajo së fundmi është fotografuar rrugëve të Parisit, e veshur e gjitha në të zeza, transmeton Gazeta Sinjali.
Krahas veshjes, vëmendje kanë marrë edhe flokët e artistes, e cila siç duket ka ndjekur shembullin e Dua Lipës për t’u bërë me balluke.
Rihanna është duke qëndruar në Paris, pasi firma e saj “Fenty” ka organizuar një festë.
Kujojmë se 31-vjeçarja së fundmi u bë pjesë e mediave rozë, ku thuhej se ishte në pritje të ëmbël. Për këtë deklaratë ende nuk ka reaguar artistja dhe mbetet të shihet se çfarë konkretisht fshihet prapa këtyre lajmeve./Gazeta Sinjali/