Këngëtarja e njohur, Rihanna është refuzuar për bashkëpunim nga artisti, Shaggy.
Artistja ka paralajmëruar se do të rikthehet pas 4 viteve pauzë me një album të ri, mirëpo, pikërisht në këtë projekt ikona xhamajkane ka refuzuar të bashkëpunojë dhe sipas artistit arsyeja ka qenë audicioni të cilin e ka hapur këngëtarja.
“Ka njerëz shumë të mrekullueshëm të involvuar në albumin ri, po për vete nuk mendoja se kisha nevojë të merrja pjesë në audicione. Po ja lë këtë djemve më të rinj”, ka thënë ai në njërin nga emisionet ku ishte i ftuar.
Ndryshe, për këto 4 vite pushimi që ka bërë Rihanna në muzikë, ka drejtuar me suksesin më të madh biznesin e saj. /Gazeta Sinjali/