Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna pas tre vjetëve pauze në muzikë, e ka publikuar projektin e ri muzikor.
32-vjeçarja është e ftuar speciale në këngën “Believe It”, e artistit kanadez, PARTYNEXTDOOR, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ky bashkëpunim nuk janë ndarë të kënaqur aspak fansat e Rihannës, të cilët përmes rrjeteve sociale thanë se nuk e kishin pritur për tre vjet radhazi vetëm që ajo të këndonte si zë shoqërues.
Në lidhje me këto komente ende nuk ka reaguar artistja dhe mbetet të shihet se a do t’i përgjigjet fansave apo jo.
Krahas zhgënjimit, kënga e cila është publikuar vetëm në versionin audio numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/