Rihanna është njëra ndër artistet më të përfolura në botë.
Krahas muzikës, ajo është përfshirë edhe në fushën e modës tash e disa vite, ku ka lansuar produktet e grimit si dhe linjën e të brendshmeve.
Mbrëmë artistja prezantoi koleksionin e ri të brendshmeve ‘Pranverë-Verë 2020’, në qytetin e New York-ut, transmeton Sinjali.
Modelet dhuruan një shfaqje mahnitëse për publikun, e cila duket se së shpejti do ta zëvendësojë sfilatat e famshme të “Victoria’s Secret”.
Kjo shfaqje do të transmetohet në televizione në më shumë se 200 shtete të botës, sipas atyre që ishin prezent në këtë spektakël.
Një e veçantë e koleksioneve të Rihannës, është se ajo krijon veshje që i përshtatet çdo vajze.
“Ka shumë femra në botë që thonë nuk e provoj këtë sepse nuk më përshtatet. Savage është këtu për ato. Me Savage mund të ndihen të sigurta”, është shprehur Rihanna gjatë sfilatës.
Sa i përket muzikës, Rihanna ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë albumin e ri, por që kjo gjë ende nuk ka ndodhur dhe fansat e artistes po presin me padurim që ajo të lansojë projekte të reja muzikore./Sinjali/