image Rihanna: Njeriu më i sëmurë mendor në Amerikë është Donald Trump

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rihanna: Njeriu më i sëmurë mendor në Amerikë është Donald Trump

news image

Ylli i muzikës pop Rihanna, së fundmi në një intervistë të dhënë për revistën “Vouge”, ka folur edhe për presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas këngëtares, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është njeri më i sëmurë mendor në vend.

Kjo pasi që Rihanna foli për jetesën në një vend ku ka të shtëna, duke përmendur të shtënat masive që ndodhën brenda një dite në: El Paso, Texas, dhe Dayton, Ohio.

31-vjeçarja the se është shkatërruese që këto sulme janë klasifikuar si diçka ndryshe vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës së sulmuesve.

Merrne një arab me të njëjtën armë dhe dërgoje në të njëjtin Walmart dhe nuk ka mundësi që Trump do të del publikisht me ndonjë mendim që tregon se ai ka probleme shëndetësore mentale. Njeriu që është më i sëmuari në Amerikë për momentin duket se është presidenti”, ka thënë ajo.

Ndryshe, kujtojmë se artistja këtë muaj do të publikojë librin autobigorafik, i cili përmban më shumë se 1 mijë fotografi./Gazeta Sinjali/