image Rihanna ngacmon fansat për albumin e ri: Jam duke e dëgjuar për vete, refuzoj ta lansoj

Muzikë

Muzikë/ Rihanna ngacmon fansat për albumin e ri: Jam duke e dëgjuar për vete, refuzoj ta lansoj

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna, i ka ngacmuar fansat e saj për albumin e ri “R9” që pritet të publikohet së shpejti.

Ajo përmes rrjetit social Instagram, e ka publikuar një video të një qeni duke kërcyer me këngën “Jump Around” të House of Pain dhe duke bërë se refuzon ta lansoj për fansat, transmeton Gazeta Sinjali.

“Përditësim: Unë duke dëgjuar për vetin R9 dhe duke refuzuar ta lansoj”, ka shkruar ajo sipër videos së publikuar.

“R9”, titullohet albumi i ri i artistes që tash e sa kohë është paralajmëruar, por që ende nuk dihet një datë zyrtare se kur do të publikohet.

Janë bërë gati katër vjet që nga lansimi i albumi të saj të fundit “Anti”. Që nga ajo kohë, Rihanna ka qenë e zënë duke punuar në biznese të tjera si: “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty”.

Anipse artistja ka ngacmuar fansat e saj, ata janë shprehur të lumtur që albumi është përfunduar. /Gazeta Sinjali/